RTSH 24 Live

Kuriozitete

Javën e fundit të 2020 u shpenzuan 1.8 miliardë dollarë aplikacione e lojëra në App Store

06/01/2021

Javën e fundit të 2020 u shpenzuan 1.8 miliardë dollarë aplikacione e lojëra në App Store

Apple këtë muaj ofroi një panoramë të përditësuar të biznesit të App Store duke dhënë shifra të shitjeve. Kompania tha se konsumatorët e App Store kanë shpenzuar 1.8 miliardë dollarë në aplikacione gjatë javës së Krishtlindjeve dhe ndërrimit të viteve kryesisht në video lojëra.

Në ditën e parë të vitit të ri u shpenzuan mbi 540 milionë dollarë. Ajo çfarë Apple nuk tregoi është nëse pandemia ka luajtur një rol në rritjen e shpenzimeve gjatë 2020 dhe sa janë rritur.

Sipas firmës analitike Sensor Tower, shpenzimet globale në App Store ishin 72.3 miliardë dollarë gjatë 2020, 30.3% më shumë sesa një vit më parë ku qëndronin në 55.5 miliardë dollarë. Edhe App Annie ofroi statistika të ngjashme.

Apple fokusohet aty ku dëshiron vetë dhe me shifrën e 200 miliardë dollarëve fitime për zhvilluesit e aplikacioneve App Store që prej 2008 po përpiqet të thotë se dyqani i aplikacioneve nuk është një monopol por parajsë.

Java e fundit e 2020 gjithashtu vendosi rekordin e 1.8 miliardë dollarë shpenzime në aplikacione dhe lojëra.