RTSH 24 Live

Aktualitet

Java e hapur e vaksinimit për qytetarët +18-vjeç

22/07/2021

Java e hapur e vaksinimit për qytetarët +18-vjeç

Në të gjithë vendin vijon java e hapur për vaksinimin e të gjithë personave mbi moshën 18 vjeç. Sipas Ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, vaksinimi po ecën më ritme të mira por shton se është e nevojshme që të vaksinohen akoma më shumë qytetarë. Manastirliu bën dhe një apel për të gjithë qytetarët që të paraqiten në qendrat e vaksinimit për të marrë vaksinën.

“Ritme të mira vaksinimi kudo në vend, por ka ende nevojë të zgjerohet mbulesa vaksinale. Ndaj një apel për të gjithë ata qytetarë që ende nuk janë vaksinuar: Drejtohuni sa në parë, me kartën e identitetit me vete, në qendrën më të afërt të vaksinimit”, shprehet Manastirliu.

Gjithashtu Manastirliu shprehet se qendrat e vaksinimit janë të hapura deri në orën 8 të mbrëmjes për të gjithë ata persona që duan të vaksinohen.