RTSH 24 Live

Aktualitet

Java e hapur e vaksinimit masiv, rradhë pritje për vaksinim në pikat e hapura

19/07/2021

Java e hapur e vaksinimit masiv,  rradhë pritje për vaksinim në pikat e hapura

Në pikën e hapur të vaksinimit në stadiumin “Air Albania”, mbahet rradhë për tu vaksinuar. Thirrja për vaksinim ka ngjallur  fluks kërkesash vaksinën anti-civd, po gjithesesi të menaxhueshëm nga strukturat e shëndetësisë. Aplikimet kryhen qe nga persona fare të rinj e deri tek ato në moshë të mesme. Mes tyre ka edhe të huaj me banim ose funksione pune në Tiranës, që kanë përfituar nga thirrja e hapur vaksinim
Në gadishmëri qëndron një ekip mjekësh nga Urgjenca Kombëtare Mjekësore për ccdo të papritur në lidhje me shfaqjen e efekteve anësore.
Ata që kanë si dozë të parë “Coronavac” apo dozë të dytë astrazeneca, nuk vihen në pritje para boxeve të vaksinimit por e palikojnë shpejt vaksinën, ndërsa personat që në formular kanë rekomandim nga mjeku i familjes për vaksinën “Pfizer” duhet të presin deri sa të bëhen 6 në grup, me qëllim që të bëhet e mundur hapja e flakonit . 
Aktualisht po kryhet vaksinimi për personat mbi 50 vjeç dhe punonjës të institucioneve në kontakte direkte me qytetarët.
Në 24 orët e fundit janë kryer 7,093 vaksinime dhe prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 1,067,135 doza të vaksinës ndaj COVID19. Prej tyre 465,434 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës antiCOVID.