RTSH 24 Live

Muzikë

Ja si mund t’i dëgjoni këngët pjesëmarrëse në Festivalin e RTSH

17/11/2020

Ja si mund t’i dëgjoni këngët pjesëmarrëse në Festivalin e RTSH
Të gjitha këngët pjesëmarrëse në Festivalin e 59-të në RTSH mund t’i dëgjoni tashmë në Youtube në kanalin zyrtar të RTSH-së.

Janë 26 këngë pjesëmarrëse, lista e të cilave është publikuar disa javë më parë. Lajmin e ka dhënë vetë RTSh-në rrjetet sociale, ku shkruhej:

“Tashmë produksionet muzikore të Festivalit të 59-të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar mund t’i dëgjoni në kanalin tonë në YouTube.”

Ndjekësit e Festivalit kanë mundësi të familjarizohen me këngët derisa të mbërrijnë në tre netët e mëdha të dhjetorit.

Këto këngë do të publikohen në variante promocionale edhe në rrjetet sociale të RTSH-së.

Festivali i RTSH-së do të mbahet mes datave 17-26 dhjetor në varësi të motit dhe pandemisë, pasi do të mbahet në ambient të hapur.

Prezantuesit e festivalit të RTSH-së këtë vit do të jenë Jonida Vokshi dhe Blendi Salaj.

Kenget e Festivalit te 59