RTSH 24 Live

Teknologji

Ja si do të duken makinat e sezonit 2022

16/07/2021

Ja si do të duken makinat e sezonit 2022

Ndërkohë që në pistën e Silverstone këtë fundjavë zhvillohet gara e Çmimit të Madh të Anglisë në Formula 1, vëmendja ka qenë te makinat që do të përdorën në pistë sezonin e ardhshëm. Formula 1 ka bërë një prezantim të njëvendësheve që do të përdoren nga pilotët vitin 2022, duke magjepsur fansat me pamjet.

Formula 1 ka paraqitur në vija të përgjithshme format bazike që do të ketë një makinë sezopnin e ri. Ky model i paraqitur në pistë është bërë duke studiuar në detaje të gjithë rregulloren teknike dhe jep një ide se si do të jenë njëvendëshet.

Njëvendëshet e reja që do të ndërtohen synojnë të jenë më spektakolare në pamje dhe në garë, duke dhënë mundësi që të ketë më shumë parakalime dhe më pak probleme për të ndjekur makinat që janë përpara. Një aerodinamikë e përmirësuar ndjeshëm, sidomos në qarkullimin e ajrit.