RTSH 24 Live

Teknologji

Ja sesi të ndiqni live prezantimin e Galaxy S21

14/01/2021

Ja sesi të ndiqni live prezantimin e Galaxy S21

Samsung do të lançojë ditën e sotme telefonin flagship të vitit, Galaxy S21 në aktivitetin Galaxy Unpacked 2021. Kompania beson se njerëzit do të vihen në radhë për të blerë një smartfon e madje ka hapur një sistem porosish përpara debutimit.

Tre smartfonë të rinj priten ditën e sotme, dy prej të cilëve do të jenë shumë të ngjashëm me S21 dhe S21 Plus me përjashtim të madhësisë. Një model i rangut të lartë S21 Ultra do të ketë harduer të avancuar veçanërisht në departamentin e kamerave. Gjithashtu presim që ky i fundit të përfshijë një laps stylus.

Por, nuk përfundon këtu e gjitha sepse presim që Samsung të prezantojë edhe kufjet e reja wireless Galaxy Buds Pro. Nëse dëshironi të ndiqni vetë evenimentin ju ftojmë të vizitoni linkun për në websajtin ose  e Samsung ose në kanalin YouTube më poshtë.