RTSH 24 Live

Botë

Izraeli sulmon selinë qendrore të Hezbollah në periferi të Bejrutit

3 orë para

Izraeli sulmon selinë qendrore të Hezbollah në periferi të Bejrutit
 

Ushtria izraelite ka goditur të premten selinë qendrore të grupit militant Hezbollah në periferinë jugore të Bejrutit, deklaroi zëdhënësi i ushtrisë Daniel Hagari.

Hagari e konsideroi si sulm që goditi në shënjestër dhe tha se selia e Hezbollahut ishte vendosur nën një godinë banimi.

Një re e dendur tymi shikohet të ngrihet nga Bejruti, ndërsa shpërthime të fuqishme po tronditin qytetin, tha një gazetar i agjencisë gjermane të lajmeve DPA.

Media libaneze ka raportuar për rreth 10 sulme të ndryshme.

Dëshmitarët thanë se sulmi ndodhi në Haret Hreik, një zonë periferike me popullsi të dendur e Bejrutit, pranë aeroportit ndërkombëtar. Ata përshkruan dëme të mëdha në zonë, me rrugë të bllokuara që pengojnë ambulancat të arrijnë tek personat në nevojë për ndihmë.

/ rtsh.al /