RTSH 24 Live

Teknologji

Izraeli kryeson garën me dhënien e vaksinave anti-COVID

02/01/2021

Izraeli kryeson garën me dhënien e vaksinave anti-COVID

Shteti i Izraelit ka kryer vaksinimin kundër koronavirusit në më shumë se një milion njerëz. Ky është niveli më i lartë i arritur në botë deri më tani, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova. Izraeli mban një normë prej 11.55 dozave të vaksinimit për 100 njerëz, ndjekur nga Bahrain me 3.49 dhe Mbretëria e Bashkuar me 1.41. Për dallim, Franca deri më 30 dhjetor ka vaksinuar në total vetëm 138 persona. Kujtojmë se që nga fillimi i pandemisë, më shumë se 1.8 milionë njerëz kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19.