RTSH 24 Live

Aktualitet

Izraeli heq detyrimin e mbajtjes së maskës jashtë

16/04/2021

Izraeli heq detyrimin e mbajtjes së maskës jashtë

Jerusalem Post, autoritetet kanë vendosur të presin për fundin e festave kombëtare të Ditës së Përkujtimit dhe Ditës së Pavarësisë, nga frika se festimet pa maska ​​mund të çojnë në një rritje të infeksioneve. 

Nga e diela më 18 prill në Izrael nuk do të jetë më e detyrueshme mbajtja e maskës jashtë.  Vendimi është marrë  nga Ministria e Shëndetësisë.

Rregulli u prezantua rreth një vit më parë për të ndaluar përhapjen e Covid-19. Sidoqoftë, detyrimi për mbajtur veshjen mbrojtëse në ambiente të mbyllura mbetet në fuqi.

Vendimi ishte diskutuar për disa javë, por sipas Jerusalem Post, autoritetet kanë vendosur të presin për fundin e festave kombëtare të Ditës së Përkujtimit dhe Ditës së Pavarësisë, nga frika se festimet pa maska ​​mund të çojnë në një rritje të infeksioneve./RTK