RTSH 24 Live

Politikë

Ivi Kaso për RTSH: PBDNJ ka propozuar edhe emrin e të birit të Belerit për Himarën

09/07/2024

Ivi Kaso për RTSH: PBDNJ ka propozuar edhe emrin e të birit të Belerit për Himarën

Për pak orë, opozita do të shpallë kandidaturën për zgjedhjet e pjesshme të Himarës. Sekretari për Çështjet ligjore në Partinë Demokratike, Ivi Kaso tha për RTSH-në se PD me aleatët, veçanërisht me PBDNJ që ka një peshë specifike elektorale në atë zonë, janë duke shqyrtuar disa emra kandidaturash, mes tyre edhe të birin e Fredi Belerit.

Nuk është kandidatura e vetme. Është një nga kandidaturat që partia PPBDNJ ka mbi tryezën e vlerësimit”, tha Kaso.

Partia Demokratike ka disa kandidatura. Mes tyre ka shprehur vullnet për t‘u bërë pjesë e garës edhe kryetarja e Degës së PD-së Himarë.

Megjithatë do të jenë drejtuesit e partive opozitare që do të vendosin për emrin që do ta gjykojnë me përfaqësuesin e opozitës në zgjedhje, përballë kandidatit të PS-se Vangjel Tavo.

Ivi Kaso tha për RTSH-në se opozita nuk do t‘i bojkotojë zgjedhjet, edhe pse e gjithë procedura sipas tij antikushtuese e ndjekur nga institucionet shtetërore,  pa pritur madje as ankimimin e vendimit të KQZ-së sikundër atë të shpalljes së dekretit të kreut të shtetit, e bëjnë të pashmangshme mbajtjen e zgjedhjeve në 4 gusht.

Opozita do bëhet gati për zgjedhje pasi nuk kemi dyshim se mënyra se si është organizuar ky proces, pa diskutim që mazhoranca nëpërmjet institucioneve që ka kapur dhe kontrollon do të vazhdojë marrëzinë e saj për të çuar Himarën në zgjedhje parakohshme në 4 gusht” shprehet ai.

Kaso tha se si KQZ ashtu edhe Presidenti Begaj thyen kushtetutën .

Presidenti i Republikës u vu për turp të Institucionit të vetë në shërbim të plotë të interesit elektoral por dhe politik të mazhorancës

Edhe në këtë prononcim Kaso përsëriti qëndrimin e opozitës së Fredi Beleri është i dënuar politik.