RTSH 24 Live

Sociale

Iu hiqet bonusi i qirasë/ Banorët në ish-godinat e Qytetit Studenti protestojnë para Kryeministrisë: Mos na hidhni në rrugë

08/02/2023

Iu hiqet bonusi i qirasë/ Banorët në ish-godinat e Qytetit Studenti protestojnë para Kryeministrisë: Mos na hidhni në rrugë

Banorët të cilët kanë jetuar më parë në ish-godinat e Qytetit Studenti kanë protestuar sot para Kryeministrisë duke kërkuar ndihmë pasi iu është hequr bonusi i qirasë dhe nga programi i rindërtimit.

Disa prej banorëve duke folur për mediat, shpjeguan se nuk po e përballojnë dot jetesën dhe kanë kërkuar që të trajtohen si ata që humbën shtëpitë nga tërmeti i 2019-s.

Mbajeni premtimin zoti kryeministër që na thatë se s’do mbetemi kurrë vetëm. Mos na diskriminoni dhe mos na hidhni në rrugë në një kohë kur cmimet e apartamenteve janë rritur. Ju keni në dorë fatin tonë, ligjet janë të ndryshueshme. I bëjmë thirrje kryeministrit të vendosë dorë në zemër e ta ndryshojë këtë ligj se ne si jemi të trajtuar me bonus qiraje ta ndryshojë e të na bëjë pjesëtarë të procesit të rindërtimit. Bonusi i qirasë është ndërprerë që më 27 dhjetor, jemi hequr nga programi i rindëtimit dhe granti i zhvillimit të tërmeti, jemi 150 famijlare, na kanë premuar banesa në zonën e 5 majit. Kemi kërkuar e s’na kanë dhënë përgjigje, vetëm cfarë kemi dëgjuar në tv, që ne jemi quajtur zaptues, kemi jetuar me një qira simbolike, për ne ishte qira e vërtetë, 130 mijë lekë e kemi paguar se dikush ka pasur një krah pune, dikush invalid, janë nga të gjitha shtresat. Ne po jetojmë me qira, dhe qiraja për ne është e papërballueshme se vetëm me një krah pune nuk mbahet qiraja, ato godina janë shkatërruar e është ndërtuar godinë aty nuk e di për çfarë”, tha njëri nga banorët.  

/rtsh.al/