RTSH 24 Live

Kronika

Iu gjetën 2 kallashnikovë dhe municion luftarak në banesë, arrestohet 31-vjeçari në Dibër

17/09/2022

Iu gjetën 2 kallashnikovë dhe municion luftarak në banesë, arrestohet 31-vjeçari në Dibër

Një 31-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Dibër, pasi mbanë në banesë municion luftarak. Nëpërmjet një njoftimi, policia bën me dije se i riu me inicialet M. T.,  kishte fshehur në një banesë në fshatin Zall-Reç 2n kallashnikovë dhe municion luftarak.

Ai akuzohet për veprën penale "Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit", ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar "The user". Zbulohet një banesë që përdorej nga 31-vjeçari për të fshehur sende të kundraligjshme. Gjatë kontrollit të banesës gjenden dy armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak. Kapet e vihet në pranga 31-vjeçari që përdorte banesën dhe posedonte armët e zjarrit. Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se  shtetasi M. T,  mbante armë zjarri, shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër kanë mirëorganizuar punën duke finalizuar me sukses operacionin policor të koduar "The user".  Si rezultat i kontrollit u gjetën dhe u sekuestruan dy armë zjarri kallashnikov dhe një sasi municioni luftarak,  në një  banesë në fshatin Zall-Reç,  që shtetasi M. T.,  e përdorte për të fshehur  sende të kundraligjshme. Në përfundim të veprimeve të para hetimore u arrestimi në flagrancë i shtetasit M.T., 31 vjeç, banues në Zall-Reç, Dibër, për veprën penale "Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit". Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

/rtsh.al/