RTSH 24 Live

Europë

Italia, edhe pas 7 raundesh votimi nuk ka president

29/01/2022

Italia, edhe pas 7 raundesh votimi nuk ka president

Italia këtë të shtunë nisi në orën 9.30 minura raundin e shtatë të votimit për zgjedhjen e presidentit, pas dështimit të gjashtë raundeve të mëparshme. Por duket se edhe ky raund ka dështuar. 
Votimi për presidentin e Italisë ka nisur që ditën e hënë, por çdo raund ka dështuar. 
Të premten u zhvilluan dy raunde brenda ditës. Votimi i gjashtë, i mbrëmjes së premte nxorri sërish tym të zi për Presidentin e ri të Italisë. Numërimi i fletëve të votimit përfundoi, pas të pestës që shënoi dështimin e Elisabetta Casellatit, presidentes së Senatit të propozuar nga qendra e djathtë. Në votimin e gjashtë, megjithatë, Sergio Mattarella, presidenti i deritanishëm mori një ortek votash (336), por abstenimet ishin 445 dhe kuorumi i asamblesë, i caktuar në 505, nuk u arrit. 
Italia ka 1009 ligjvënës dhe në tre raundet duhen  dy të tretat e votave për të zgjedhur një kandidat president. Më pas pragu ulet, në raundet pasuese, ku fitues shpallet kandidati që merr shumicën absolute, ose 505 vota. Por në randet e 4, 5 dhe 6 –të asnjë nga kandidatët nuk arriti të marrë 505 vota që të shpallet fitues.