RTSH 24 Live

Europë

Itali, operacion gjigant policor në kërkim të shefit të ”Cosa nostra”-s

01/10/2021

Itali, operacion gjigant policor në kërkim të shefit të ”Cosa nostra”-s

Rreth 150 anëtarë të forcave speciale të policisë italiane janë përfshirë në një operacion në shkallë të gjerë për gjetjen e një prej udhëheqësve të mafias italiane ”Cosa nostra”, Matteo Messina Denaro.

Sipas raporteve, që nga orët e para të mëngjesit të sotëm u kontrolluan dhjetëra shtëpi në ishull që u përkisnin mbështetësve ose bashkëpunëtorëve të ngushtë të mafiozit.

Messina Denaro konsiderohet kreu i ”Cosa Nostra”-s në Siçili, një nga organizatat më të mëdha mafioze në Itali.

Ai u dënua në mungesë me burgim të përjetshëm për vrasjet e gjyqtarëve të mafias Giovanni Falcone dhe Paolo Borsellino, të cilët vdiqën në dy sulme me bomba në 1992, si dhe vrasje të tjera.

Pesëdhjetë e gjashtë vjeçari është i  arratisur që nga viti 1993./ATSH