RTSH 24 Live

Aktualitet

Itali, 630 viktima dhe 23 mijë raste të reja infeksioni nga Covid

23/11/2020

Itali, 630 viktima dhe 23 mijë raste të reja infeksioni nga Covid

Në Itali, që nga fillimi i epidemisë së koronavirusit, të paktën 1,431,795 njerëz, më shumë se 22,930 krahasuar me dje, janë infektuar me virusin Sars-CoV-2. Nga këta, 50,453 vdiqën, 630 vetëm sot dhe 584,493 u rikuperuan ose u shëruan, 31,395 më shumë sot.

Dje, italia kaloi nga pozicioni i nëntë në të tetë për rastet totale globalisht, pas Mbretërisë së Bashkuar, pasi kaloi Argjentinën, siç tregohet nga të dhënat nga Universiteti Johns Hopkins.

Më pak infeksione në 24 orë sesa një ditë më parë - nën 30,000 për ditën e dytë radhazi - janë rezultat i "efektit të fundjavës". Të hënën numri i testeve është më i ulët për të gjithë javën, sepse i referohet analizave të së dielës, kur sasitë e shtupave të përpunuara janë më të ulëta se ato gjatë javës.

Momenti cilësohet se është delikat: masat po funksionojnë - duke pritur vendimin e qeverisë për Krishtlindjen. Autoritetet bëjnë thirrje duhet të shmangim gabimet që mund të prishin sakrificat dhe të çojnë në një valë të tretë në Janar.

Ka mbi 50,000 viktima që nga fillimi i epidemisë. Italia ka qenë i gjashti shtet në botë për numrin e vdekjeve për javë të tëra, pas Mbretërisë së Bashkuar (i vetmi vend evropian me më shumë vdekje se Italia) dhe përpara Francës.