RTSH 24 Live

Kronika e zeze

Ishull Lezhe, vritet një oficer policie

28/09/2021

Ishull Lezhe, vritet një oficer policie


Një oficer policie është vrarë paraditen e së martës në Ishull Lezhe. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:30 ,në Ishull Lezhë, në rrethana ende të paqarta kur është qëlluar me armë zjarri në drejtim të grupit të kontrollit të territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Si pasojë është plagosur me armë zjarri oficeri i Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë shtetasi S. H., 44 vjeç, i cili për pasojë të plagëve të marra ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spitalin Rajonal Lezhë. 

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën me qëllim kapjen e autorit.  Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur forcat speciale Renea, grupe të FNSH-së dhe një grup i posaçëm hetimor nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit  për të bërë të mundur  zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.