RTSH 24 Live

Kronika e zeze

Ishull Lezhe, identifikohet autori i vrasjes së policit

28/09/2021

Ishull Lezhe, identifikohet autori i vrasjes së policit

Policia njofton se falë veprimeve të shpejta hetimore u bë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të vrasjes së oficerit të Policisë në Komisariatin e Policisë Lezhë. Autori i dyshuar është shtetasi Aldo Rama, 21 vjeç, i dënuar më parë për prodhim dhe shitje të narkotikëve dhe mbajtje pa leje të armëve të ftohta, i cili është larguar me automjet nga vendngjarja. Vijon puna intensive për lokalizimin dhe kapjen e tij.  Grupi i posaçëm hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje kriminale. RTSH ka zbuluar se autori i dyshuar ka nxjerrë dy herë dokumente identifikimi brenda 7 muajve me emra te ndryshëm Selim dhe Aldo.