RTSH 24 Live

Kronika

Ishte shpallur në kërkim për plagosje, arrestohet i riu në Tiranë

22/05/2022

Ishte shpallur në kërkim për plagosje, arrestohet i riu në Tiranë

27-vjeçari Rigers Mahmuti është arrestuar nga policia e Tiranës pasi ishte në kërkim për plagosje me dashje. Gjatë informacioneve të marra për lokalizimin e tij, u bë e mundur zhvillimi i operacionit të koduar “Three” ku vuri në pranga të riun.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 3 vjet burgim, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje", kryer në bashkëpunim.

/rtsh.al/