RTSH 24 Live

Aktualitet

Ishte nisur nga porti i Durrësit me makinën e mbushur me drogë, kapet sa zbret në Itali shqiptari me 24 kg heroinë

22/06/2022

Ishte nisur nga porti i Durrësit me makinën e mbushur me drogë, kapet sa zbret në Itali shqiptari me 24 kg heroinë
Heroina e sekuestruar në makinën e shqiptarit

Një 50-vjeçar shqiptar është arrestuar sapo ka zbritur në Itali në portin e Ankonas. Sapo zbriti tragetin me makinën e tij tip “benz” në Itali, shqiptari u arrestua nga Guardia di Finanza pasi iu gjetën 24 kg heroinë e ndarë në 43 pako. Droga ishte fshehur në një ndarje të krijuar apostrofat në sedijen e pasagjerit.

Nëse heroina do të ishte hedhur në treg do të kapte vlerën e 1 milionë euro, ndërsa 50-vjeçari i arrestuar luante rolin e korrierit. Mediat italiane nuk bëjnë të ditur identitetin e të arrestuarit.

Autoritetet italiane kanë sekuestruar drogën dhe makinë e shqiptarit, ndërsa vijon hetimet për të kuptuar se kush ishte destinacioni final i heroinës si dhe zbulimin e të gjitha kanaleve të furnizimit me drogë.

/rtsh.al/