RTSH 24 Live

Sociale

ISHP: Vaksinoni fëmijët ndaj gripit! Tomini: Vaksina zbut shenjat e mbron ata me imunitet të dobët

23/01/2023

ISHP: Vaksinoni fëmijët ndaj gripit! Tomini: Vaksina zbut shenjat e mbron ata me imunitet të dobët

Përballja e popullatës këtë sezon dimri me gripin e ka gjetur të zbehur imunitetin për shkak edhe të mungesës së qarkullimit të viruseve gripale për dy vite me rradhë. Kjo ka nxitur që grupet në rrisk ta përthithin vaksinën e shpërndarë në masën mbi 80% por për të vegjlit kjo qasje është e papërfillshme. Drejtoresha e ISHP, Eugena Tomini shpjegon se prindërit duhet të jenë më të angazhuar ndaj kësaj vaksine e cila zbut shume klinikën e ashpër të gripit.

ISHP rekomandon përfshirjen në vaksinim të të gjithë fëmijëve mbi 6 vjeç por ata me imunitet të dobët e kanë domosdoshmëri.

Vaksina e gripit është në limitet e fundit të saj në qendrat shëndetësore ndërsa ajo me ritme shumë të ulta po ecën vaksina e COVID-19 e cila rresgjistron afërsisht 1000 aplikime në ditë në rang vendi.

/rtsh/