RTSH 24 Live

Sociale

ISHP udhëzon mjekët për "Linë e Majmunit", Simaku: Nuk ka mjekim specifik

24/05/2022

ISHP udhëzon mjekët për "Linë e Majmunit", Simaku: Nuk ka mjekim specifik

Instituti i Shëndetit Publik ka qetësuar sot popullatën në lidhje me përhapjen e shpejtë të “Lisë së Majmunit” duke theksuar se nuk ka vend për panik dhe se risku është i ulët.

Por a kanë mjekët e familjes dhe ata pediatër njohuritë e duhura për të dalluar një sëmundje të zhdukur prej gati 40 vitesh nga qarkullimi ? Epidemiologu Artan Simaku thotë se është përforcuar sistemi i survejancës.

Simaku sqaron mënyrën e testimit të kësaj sëmundje dhe siguron se vendi ynë i ka kapacitetet laboratorike për ekzaminimin e saj

"Lija e Majmunit" nuk ka mjekim specifik por simptomatik e cila në varësi të simptomove që shfaq, jepen dhe rekomandimet për trajtim.

/rtsh/