RTSH 24 Live

Aktualitet

Ishin larguar nga shtëpia pa adresë, Policia e Tiranës gjen 3 vajzat e mitura nga Maqellara e Dibrës

22/01/2023

Ishin larguar nga shtëpia pa adresë, Policia e Tiranës gjen 3 vajzat e mitura nga Maqellara e Dibrës

Polcia e Tiranës ka mundur të gjejë sot në mbrëmje 3 vajza të mitura nga Maqellara e Dibrës, të cilat ishin kallëzuar më parë nga prindërit e tyre se ishin larguar nga banesa pa lënë asnjë adresë.

Denoncimi u bë nga prindërit e tyre L.P., dhe M.H., të cilët kishin deklaruar se largimin e vajzave dhe se nuk kishin asnjë informacion. Pas kërkimeve, 3 të miturat janë gjetur në Tiranë dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

“Në  Postën e Policisë Maqellarë janë paraqitur dhe kanë bërë kallzim shtetasit: L.P., dhe M.H., të cilët kanë deklaruar se janë larguar nga banesa pa adresë tre vajzat e tyre të mitura. Menjëherë është bërë shpallja në kërkim dhe si rezultat i shkëmbimit të informacionit dhe veprimeve të mirë koordinuara me shërbimet e DVP Tiranë, është bërë e mundur gjetja e tre shtetasve të mitura në Tiranë, të cilat janë shoqëruar nga Policia në Komisariatin nr 1. Të miturat ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore dhe po meren në pyetje në prani të psikologut.”- thuhet në njoftimin e policisë.

/rtsh.al/