RTSH 24 Live

Kronika e zeze

Ish zyrtari i PS plagoset me armë, dyshime për një konflikt të çastit

04/09/2021

Ish zyrtari i PS plagoset me armë, dyshime për një konflikt të çastit

Nikolin Huba, 54-vjeç, ish-kryetar i Partisë Socialiste në Vaun e Dejës, aktualisht anëtar i Këshillit Bashkiak dhe delegat në Asamblenë socialiste, u godit dhe mbeti i plagosur këtë të shtunë me armë zjarri. Ngjarja e rëndë u shënua në orët e para të mëngjesit, në afërsi të shkollës ‘Pyjore’ në Shkodër. 
Nikolin Huba, banues në Vaun e Dejës, ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 
Sipas të dhënave paraprake të policisë së qytetit të Shkodrës, rrethanat në të cilat është plagosur 54-vjeçari janë të paqarta, por fill pas trajtimit nga bluzat e bardha, 54-vjeçari do të merret në pyetje për të zbardhur shkakun dhe personin që e plagosi atë.
Mësohet se 54-vjeçari ka marrë dy plumba në këmbë dhe është dërguar në Spitalin e Shkodrës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, në vendngjarje policia dhe grupi hetimor po pyesin disa dëshmitarë që ndodheshin aty kur ndodhi ngjarja si dhe do verifikohen kamerat e sigurisë, të zonës, për të dokumentuar ngjarjen dhe për të identifikuar e më pas kapur autorin e plagosjes.