RTSH 24 Live

Rajon

Ish-shefi i shërbimit sekret shpallet fajtor, dënohet me 12 vite burgim

26/02/2021

Ish-shefi i shërbimit sekret shpallet fajtor, dënohet me 12 vite burgim

Ish-kreu i DSK-së Sasho Mijallkov shpallet fajtor për rastin “Target-Fortesa” që ka të bëje me përgjimin e paligjshëm në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe dënohet me 12 vjet burg. Mijallkovit do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim. Ai, së bashku me disa ish-bashkëpunëtorë të tij, është shpallur fajtor për veprën penale “Bashkim kriminal”, “Përgjime të paligjshme” dhe “Shkatërrim të pajisjeve për përgjim”.

“Të akuzuarit shpallen fajtorë për përgjim masiv të paligjshëm, me një qëllim të vetëm dhe motiv për të vendosur kontroll të plotë politik, ekonomik dhe kontroll të përgjithshëm në jetën e përditshme duke shkelur në drejtat elementare të njeriut. Viktimat, përkatësisht të dëmtuarit janë politikanë, gazetari, personalitete nga jeta politike ekonomike e biznesi që kanë ndikim në shoqëri. Ata kishin për qëllim të kishin kontroll mbi të gjithë, jo vetëm mbi kundërshtarët politikë, por mbi të gjitha ata që kanë ndikim, përfshirë edhe bashkëpunëtorët e tyre. Të gjithë përgjonin dhe madje nuk e dinin nëse edhe vetë përgjohen”, thuhet në aktvendimin e Gjykatës Penale në Shkup.

Gjykata Penale-Shkup në rastin “Target-Fortesa” që ka të bëj me përgjimin e paligjshme dhe shkatërrimin e pajisjeve për përgjim sot shqiptoi dënimet për 11 të akuzuarit, gjithsejtë 55 vjet burg dhe 10 vjet dënim me kusht, gjegjësisht gjithsejtë 65 vjet për 11 persona.Të akuzuarit kanë të drejtë ankese në afat prej 15 ditëve.

Gjykata pranoi propozimin e prokurores Lençe Ristovska që të akuzuarit Sasho Mijallkov t’i ndërpritet arresti shtëpiak dhe e njëjta të zëvendësohet me paraburgim efektiv. Kështu që Mijallkov pas kësaj seance gjyqësore do të dërgohet në burgun e Shutkës, ku do të qëndroj më së shumti 60 ditë, gjegjësisht deri në në hyrjen në fuqi të aktvendimit të plotë./Alsat-M 

Vendimet e gjykatës

Sasho Mijallkov dënohet me 12 vjet burg.

Gordana Jankullovska dënohet me 4 vjet burg.

Goran Grujevski dënohet në mungesë me 15 vjet burg.

Nikolla Boshkoski dënohet në mungesë me 15 vjet burg.

Nadica Nikoliq dënohet me 3 vjet burg.

Marijan Shumilikovski dënohet 2 vjet me kusht, në rast se në 5 vitet e ardhshme nuk kryen vepër penale.