RTSH 24 Live

Europë

Ish-punonjësi i ambasadës amerikane akuzohet për "spiunazh" në Rusi

16/05/2023

Ish-punonjësi i ambasadës amerikane akuzohet për "spiunazh" në Rusi

Shërbimi rus i sigurisë akuzoi një ish-punonjës të ambasadës amerikane në vend për "spiunazh" pas arrestimit të tij, njoftoi media shtetërore ruse, transmeton Anadolu Agency.

"Në rrjedhën e veprimeve të kërkimit operacional, agjencitë e zbatimit të ligjit, me mbështetjen e FSB-së (Shërbimi Federal i Sigurisë) së Rusisë, arrestuan Robert Shonovin në Vladivostok", tha një zyrtar i FSB-së për agjencinë shtetërore të lajmeve TASS.

Agjencia tha se pas marrjes në pyetje, Shonov u akuzua për kryerje krimi sipas nenit 275.1 të kodit penal rus, përkatësisht "bashkëpunim mbi baza konfidenciale me një shtet të huaj, organizatë ndërkombëtare ose të huaj".

Më tej thuhet se Shonov është dërguar në Moskë dhe është vendosur në burgun Lefortovo pas akuzave, që duke u përballur me një dënim me burg deri në tetë vjet.

Gjykata në Lefortovsky të Moskës ka thënë për agjencinë TASS se hetuesit e FSB-së kanë kërkuar zgjatje të arrestimit të Shonovit për tre muaj të tjerë, duke thënë se data e gjyqit nuk është caktuar ende.

Zyrtarët amerikanë endje nuk janë prononcuar në lidhje me këtë zhvillim.


( Sipas Anadolu Agency )