RTSH 24 Live

Botë

Ish-presidenti rus: Sanksionet ndaj Moskës shihen si justifikim për luftën

30/06/2022

Ish-presidenti rus: Sanksionet ndaj Moskës shihen si justifikim për luftën

Ish-presidenti rus dhe zëvendëskryetari aktual i Këshillit të Sigurimit, Dmitry Medvedev, ka deklaruar se sanksionet e vendosura ndaj Moskës mund të shihen si një akt agresioni dhe justifikim për luftën.

Dëshiroj të theksoj edhe një herë se në rrethana të caktuara masa të tilla armiqësore mund të kualifikohen edhe si akt agresioni ndërkombëtar. Madje edhe si casus belli (justifikim për luftë). Rusia ka të drejtë të mbrohet”, tha ai, raporton Reuters.

Rusia është përballur me një sërë sanksionesh ekonomike nga vendet perëndimore në përgjigje të pushtimit të saj të Ukrainës më 24 shkurt, të cilin ajo e quan një "operacion special ushtarak". Medvedev, është një nga përkrahësit më të ashpër të luftës, duke bërë një sërë denoncimesh të ashpra ndaj Perëndimit.

/rtsh.al/