RTSH 24 Live

Aktualitet

Irani sulmon sistemin TIMS në Shqipëri/ Rama: Po punojmë për të mbrojtur sistemet digjitale

10/09/2022

Irani sulmon sistemin TIMS në Shqipëri/ Rama: Po punojmë për të mbrojtur sistemet digjitale

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se Irani ka shënuar një tjetër sulm kibernetik, kësaj rradhe në sistemin TIMS. Në një postim në Twitter, Rama shkruan se po punohet për t'i bërë të papenetrueshme sistemet digjitale.

"Një tjetër sulm kibernetik nga të njëjtët agresorë, tanimë të ekspozuar dhe dënuar prej vendeve aleate e mike të Shqipërisë, është shënuar mbrëmë mbi sistemin TIMS! Ndërkohë vazhdojmë punojmë përditë pa orar me aleatët për t'i bërë të papenetrueshme sistemet tona digjitale", shkruan Rama.

/rtsh.al/

Shqipëria ka ngrirë marrëdhëniet diplomatike me Iranin, të cilin e akuzon se fshihet pas sulmeve kibernetike që përfshin shërbimet publike online në vend.