RTSH 24 Live

Politikë

Irani kërcënon Shqipërinë: Kemi dronë të pagjurmueshëm që mund të godasin kampin e MEK

02/10/2022

Irani kërcënon Shqipërinë: Kemi dronë të pagjurmueshëm që mund të godasin kampin e MEK

Një gazetë shtetërore iraniane thotë se vendi posedon dronë pa pilotë (UAV) që shmangin radarët, të cilat mund t'i përdorë për të goditur bazën e MEK në Shqipëri.

“Kapacitetet e dronit apo raketave të Iranit nuk janë të kufizuara në zonën gjeografike të vendeve fqinje, përkundrazi, Irani gëzon aq shumë aftësi në sektorin e hapësirës ajrore, veçanërisht në fushën e dronëve, saqë mund të synojë lehtësisht bazën e MEK në Shqipëri”, shkruan gazeta zyrtare e qeverisë së Iranit.

“Irani ka dronë të fshehtë vetëvrasës dhe luftarak që mund të udhëtojnë përtej distancës midis Iranit dhe Shqipërisë dhe të godasin objektivin”, shtoi e përditshmja.

Gazeta zyrtare e qeverisë preku gjithashtu një deklaratë të lëshuar nga Ministria e Inteligjencës e Iranit, në të cilën ajo ka theksuar rolin e MEK në trazirat e fundit në disa qytete iraniane.

Në deklaratë, ministria njoftoi se disa nga protestuesit e arrestuar janë anëtarë të opozitës iraniane MEK.

“Sipas ligjit ndërkombëtar, kur një grup terrorist rrezikon haptazi sigurinë e një vendi dhe pranon haptazi veprimet e tij, ai vend ka të drejtën legjitime të synojë bazën dhe anëtarët e atij grupi, saktësisht e ngjashme me atë që ndodhi në rajonin verior të Irakut kundër grupeve terroriste të stacionuar atje, apo çfarë ndodhi kundër grupit terrorist ISIS në Siri”, vuri në dukje gazeta iraniane.

Me fjalë të tjera, shtohet gazeta, Irani rezervon të drejtën, për shkak të “akteve terroriste” të MEK, të synojë bazën e tyre që ndodhet në Manzë të Durrësit.

Këto kërcënime të Iranit vijnë pas sulmeve kibernetike duke cenuar sigurinë e Shqipërisë dhe prishjes së marrëdhënieve diplomatike që Shqipëria ndërmori si pasojë e veprimeve armiqësore të Iranit.

/rtsh.al/