RTSH 24 Live

Bota

Irani dërgon në Siri cisterna me 1.4 milion fuçi të naftës së papërpunuar

10/06/2021

Irani dërgon në Siri cisterna me 1.4 milion fuçi të naftës së papërpunuar

Rreth 1.4 milion fuçi të naftës së papërpunuar iraniane pritet të mbërrijë në portin sirian Baniyas brenda 24 orësh.

Shërbimi i pavarur në internet 'Tanker Trackers', që gjurmon dhe dhe raporton dërgesat e naftës, tha se "afërsisht 24 orë nga tani, dy nga tre anijet e para do të arrijnë në Baniyas, Siri, me rreth 1.4 milion fuçi nafte të papërpunuar iraniane".

Ajo tha se rreth 300 mijë fuçi të tjera janë në Suez.

"Cisternat janë udhëzuar së pari të presin për provën e pagesës para se të përfundojnë dorëzimin", theksoi Tanker Trackers.

Dërgesa vjen pasi Irani dërgoi rreth 5 milion fuçi nafte të papërpunuar në Siri gjatë muajve të fundit si përgjigje të krizës në rritje të karburantit që nga mesi i marsit kur grupi terrorist YPG/PKK ndërpreu furnizimet e naftës për shkak të akumulimit të borxhit nga regjimi i Bashar al-Assadit.

Irani rifilloi mbështetjen e tij për regjimin sirian me dërgesat e mbi 3 milion fuçive të naftës në katër anije, Arman 114, Sam 121, Daran dhe Romina dhe 1.5 milion fuçi të naftës së papërpunuar në maj.

Ekspertët i shohin dërgesat e vazhdueshme të naftës së Iranit në Siri si një mënyrë për të forcuar pozicionin e saj rajonal dhe si pjesë e angazhimit të Iranit për të mbajtur Assadin në pushtet./AA