Shumë punë publike, me projekte të reja, por edhe vijimi e përfundimi i projekteve ekzistuese janë pjesë e angazhimit të Autoritetit Rrugor Shqiptar për këtë vit dhe në vitin e ardhshëm.
Në buxhetin e vitit të ardhshëm fondet për realizimin e investimeve publike janë planifikuar në masën 5.3% e PBB ose 128.5 miliardë lekë. Shuma e akorduar për investime është rritur me mbi 6 miliardë lekë për t’i dhënë shtysë realizimit të projekteve.
Përtej vijimit me projektet ekzistuese, parashikohen edhe një sërë investimesh të reja me impakt për ekonominë. Në listën e projekteve që do të financohen janë Tuneli i Llogarasë, Porti Detar i Durrësit në Porto Romano, hekurudha Tiranë-Rinas dhe Tiranë-Durrës etj.
Gazetar Bardhi Sejdarasi
/ rtsh.al /