RTSH 24 Live

Sociale

Investimet në QSUT, Manastirliu: Brenda vitit përfundon rindërtimi i Pediatrisë

18/03/2023

Investimet në QSUT, Manastirliu: Brenda vitit përfundon rindërtimi i Pediatrisë

Punimet për rikonstruksionin e Pediatrisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” po vijojnë me intensitet. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu gjatë inspektimit të kësaj godine tha se pritet të përfundojë brenda vitit.

"Një spital i cili po rindërtohet, me 120 shtretër kapacitet është vërtetë një volum i madh pune në një kohë që ne duam të mbërrijmë, brenda fundit të këtij viti, fillimi i vitit të ardhshëm të mundet që edhe ta mobilojmë dhe ta bëjmë funksional. Puna vijon me intensitet kemi ecur shumë mirë me grafikun e punimeve", tha Manastirliu.

Ministrja Manastirliu tha se së shpejti do te hapet edhe spitalit të ri të sëmundjeve të brendshme.

"Spitali i ri i sëmundjeve të brendshme, spitali qendror është një spital i cili tashmë është finalizuar dhe tani pritet që ditë pas dite të hapim këtë spital, të çelim dyert dhe ta bëjmë funksional dhe vërtetë është një tjetër investim, i cili jo vetëm do të ndryshojë plotësisht kushtet e shërbimit për një spital sikurse është spitali i sëmundjeve të brendshme, pra që është pikë reference për shumë sëmundje edhe për urgjencën polivalente, por mbi të gjitha është edhe një gur themeli përsa i përket shërbimeve universitare", tha Manastirliu.

Pas përmbylljes së fazës së parë të investimit në Pediatrinë e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, me tre shërbime të rëndësishme si Shërbimi i Urgjencës; Shërbimi i Reanimacioni; Sallat e operacionit, ka vijuar faza e dytë e investimit në këtë kompleks spitalor, e cila përfshin rehabilitimin e  plotë të Pediatrisë së Përgjithshme dhe të Specialiteteve.

/rtsh.al/