RTSH 24 Live

Ekonomi

Investimet në energjetikë, 19 projekte në proces me fonde shqiptare dhe të huaja

07/05/2021

Investimet në energjetikë, 19 projekte në proces me fonde shqiptare dhe të huaja

Investimet në energji dhe zhvillimi i teknologjive të reja dhe të avancuara mbeten prioritet i Operatorit të Sistemit të Transmetimit.
Kryeministri Edi Rama u ndal sot te investimet në energji ku ndër të tjera në proces zbatimi janë dy investime madhore me kapital të huaj, parqet eolike të Karavastasë dhe Spitallës.
Me 3355 km linja transmetimi dhe 9850 MWh energji të transmetuar, OST vijon investimet për përmirësimin e teknologjisë.
Aktualisht 17 projekte janë në proces me investime me fondet e OST-së dhe 2 projekte janë në proces zbatimi si investime me fonde të huaja