RTSH 24 Live

Sociale

Investimet në ''7 Krojet'' dhe ''Bllokun e Furrave'', gjirokastritët optimistë për cilësinë e jetës

17 orë para

Investimet në ''7 Krojet'' dhe ''Bllokun e Furrave'', gjirokastritët optimistë për cilësinë e jetës

Shumë shpejtë “Blloku i Furrave” dhe “7 Krojet” do të kenë një pamje tjetër falë investimeve që po zbatohen në këto zona . Këto projekte që kanë nisur muaj më parë dhe po shkojnë drejt fundit vlerësohen nga banorët e këtyre lagjeve pasi jo vetëm që qo të ndryshojnë dhe rritin cilësinë e jetës por do ti nxisë ata për të investuar në sektorin e turizmit  u shprehën banorët e lagjes së bllokut të furrave .

Ky investim në “Bllokun e Furrave” dhe “7 Krojet” që shkon në vlerën e rreth 306 milionë lekë,  jo vetëm që do të përmirësojnë ndjeshëm infrastrukturën dhe cilësinë e jetesës në këto zona, por gjithashtu do të hapin dyer të reja për zhvillimin e turizmit. Banorët e këtyre lagjeve janë të bindur se përmirësimet e vazhdueshme do të rrisin vlerën e zonës, duke i nxitur ata të investojnë më tej në sektorin turistik, sidomos në “7 Krojet”, e cila po tërheq një numër në rritje turistësh për shkak të monumenteve historike dhe hamamit të njohur.

/RTSH/