RTSH 24 Live

Ekonomi

Investimet e huaja sivjet pritet të arrijnë mbi 160 miliardë dollarë

22/10/2021

Investimet e huaja sivjet pritet të arrijnë mbi 160 miliardë dollarë

Investimet e huaja në Kinë pritet t’i kalojnë 1 trilion juanët (160 miliardë dollarë) këtë vit, tha të premten Ministria e Tregtisë e Kinës. Sipas kësaj ministrie, Kina mund të arrijë objektivin vjetor të stabilizimit të investimeve të huaja me kushtet e ndryshme të favorshme që tërheqin investitorët e huaj, pavarësisht nga mjedisi i jashtëm i komplikuar.

Sipas një raporti të Kombeve të Bashkuara më 19 tetor, investimet e huaja globale janë mëkëmbur në gjysmën e parë të viti 2021. Investimet e huaja të drejtpërdrejta në Azinë Lindore dhe Juglindore u rritën me 25 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, që është afërsisht e njëjtë me normën e rritjes së investimeve të huaja në Kinë, tha Zong Changqing, drejtor i Departamentit të Investimeve të Huaja në Ministrinë e Tregtisë. Raporti parashikon gjithashtu se investimet ndërkufitare gjatë gjithë vitit do të jenë më shumë se sa pritej dhe mund të tejkalojnë përsëri nivelin para fillimit të epidemisë së COVID-19.

Gjithashtu, stabilizimi dhe përmirësimi i zhvillimit ekonomik të Kinës vazhdon. Në një raport të fundit të Bankës Botërore thuhet se ekonomia kineze pritet të rritet me 8.5 për qind këtë vit, 0.4 pikë përqindjeje më shumë se parashikimi i prillit. Në tre tremujorët e parë të vitit 2021, të dhënat zyrtare treguan se PBB -ja e Kinës u rrit me 9.8 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, shtoi Zong.