RTSH 24 Live

Politikë

Interpelanca për bujqësinë/ Braçe: Ka rënë prodhimi! Krifca: Diversion politik, akt i dënueshëm

07/07/2022

Interpelanca për bujqësinë/ Braçe: Ka rënë prodhimi! Krifca: Diversion politik, akt i dënueshëm

Deputeti socialist Erion Braçe ka kërkuar interpelancë me ministren e Bujqësisë Frida Krifca ku ka deklaruar se kostot dhe çmimet e prodhimit nuk janë në dorë të bujkut. Ai ka adresuar një sërë problematikash nga ky sektor, duke thënë se qiraja e tokës është shtrenjtuar, çmimi i karburantit është rritur, dhe plehrat kimike janë shtrenjtuar abuzivisht në një treg të kapur.

Dy probleme  në territorin e vendit. Kostot e prodhimit dhe çmimet e prodhimit, të dyja anë dalë nga duart e bujkut. Bujku nuk i ka në duart e tij fare, e kanë bërë punëtor bujqësie. Bujku nuk është zot i prodhimit të vet dhe çmimeve të tij. Qiraja e tokës është shtrenjtuar, çmimi i naftës mbi tarifat e shërbimeve janë rritur. Plehrat kimike, shtrenjtim abuzim në një treg të kapur. Po shisni me çmimet e luftës mallin e një viti para luftës.

Të gjitha të shtrenjtuara, fara, fidanë, plehra kimike dhe nga regjimi i ri i TVSH. U rritën të gjitha menjëherë.  Bujku ka një disavantazh tjetër të lëndëve të para. Bujku ynë prodhon, vjel e korr me paratë e veta. Bankat serioze nuk financojnë prodhimin por objektin në bujqësi, sera magazina, frigoriferë. Prodhimin e grurit, misrit nuk i financon dot askush. Institucionet jo banka kreditojnë edhe prodhimin por interesi arrin është shumë i lartë.

Masat mbështetëse buxhetore marrin një rëndësi jetike gjatë dy viteve të fundit sidomos. Do doja ku jemi me pagesat sipas këtyre masave mbështetëse, janë 3.7 miliardë lekë. Tani është koha të bëjmë një bilanc. Sa kohë po i japim ekonomive bujqësore kudo ndodhen? Çmimet e këtij prodhimi kanë mbetur në vend, janë thuajse në trendin e një viti më parë dhe më të ulëta një pjesë e tyre. Ku jemi me ndihmën buxhetore përkundrejt bujqve?”, tha Braçe.

Pyetjes së shtruar prej tij ministrja Krifca i është përgjigjur se po bën diversion politik duke i kujtuar se kjo gjë është një akt i dënueshëm. Sipas Krifcës, deklaratat e Braçes për rënien e prodhimit nuk janë të vërteta. Ajo shtoi se rritja e karburantit është pasojë e luftës në Ukrainë.

Rritja e kostove të prodhimit, rritja e çmimeve të naftës si pasojë e luftës në Ukrainë. Ky impakt ka mobilizuar vëmendjen tonë. Mirëpres gjithë vëmendjen ndaj bujqësisë nga të gjithë vullnetmirët, por duhet të qëndroj kundër diskursit politik mbi performancën e bujqësisë . Zaptimi i zyrave të bujqësisë për të bërë diversion politik është akt i dënueshëm që bujqësinë nuk e ndihmon. Deklaratat që bujqësia është në vendnumëro, që po falimenton, që fermerët nuk prodhojnë, është një alarm i rremë, i pavërtetë, i dëmshëm për mobilizimin kombëtar. Demotivimi apo depersonalizomi i punës së tyre minon sigurinë ushqimore në vend. Në një situatë të paprecedentë për bujqësinë shqiptare, po i qëndron me vëmendje dhe konsistencë, madje duke shënuar dhe rritje të prodhimit”, tha Krifca.

/rtsh.al/