RTSH 24 Live

Ekonomi

Interes për skemën e mbështetjes për grurin, Selmanaj: Deri tani 6000 aplikime, edhe 2 ditë për të përfunduar afati

21/09/2022

Interes për skemën e mbështetjes për grurin, Selmanaj: Deri tani 6000 aplikime, edhe 2 ditë për të përfunduar afati

Kur duhen edhe dy ditë për të përfunduar afati për të aplikuar për skemën e mbështetjes për grurin janë regjistruar si përfitues 6000 fermerë.

Fermerët kanë treguar interes për skemën e mbështetjes për mbjelljen e grurit duke aplikuar për të qenë përfitues.

Skema aplikohet për herë të parë dhe në dispozicion të fermerëve janë 500 milionë lekë të ndarë në 30 mijë lekë për hektarë. Drejtoresha e AZHBR, Eranda Selmanaj theksoi se tashmë numri i aplikimeve ka kaluar edhe fondin e përcaktuar duke patur parasysh që aplikimet mbyllen me 23 shtator.

Fermerët mund të aplikojnë vetëm ose të bashkuar në dy mënyra.

Për Selmanajn fermerët duhet të jenë të kujdeshmëm pasi kur të verifikohet sipërfaqja në terren dhe rezulton që kanë gënjyer do të kenë penalitete.

Shuma prej 30 mijë lekë për hektarë, sipas Selmanajt mbështet një pjesë të kostove dhe për këtë arsye është ngritur një grup pune i cili do të përcaktojë se sa do te jetë vlera e mbështetjes për vitin e ardhshëm.

/rtsh/