RTSH 24 Live

Teknologji

Inteligjenca artificiale, ligjvënësit e BE-së kërkojnë samit për kontrollin e saj

18/04/2023

Inteligjenca artificiale, ligjvënësit e BE-së kërkojnë samit për kontrollin e saj

Dymbëdhjetë ligjvënës evropianë, që punojnë për legjislacionin e BE-së lidhur me teknologjinë, i kanë bërë thirrje presidentit amerikan, Joe Biden, dhe presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, që të thërrasin një takim për të gjetur mënyra se si të kontrollohet zhvillimi i sistemeve të avancuara të inteligjencës artificial.  
Kjo deklaratë vjen disa javë pasi pronari i Twitter-it, Elon Musk, dhe mbi 1.000 personalitete të teknologjisë kërkuan një pauzë gjashtëmujore të zhvillimit të sistemeve më të fuqishme sesa sistemi i krijuar nga OpenAI dhe i mbështetur nga Microsoft, ChatGPT, që imiton njerëzit dhe krijon tekste dhe imazhe bazuar në kërkesa. 
Në letrën e hapur, ata i kanë bërë thirrje shteteve demokratike dhe “jodemokratike” që të reflektojnë mbi sistemet e mundshme të qeverisjes dhe të ushtrojnë përmbajtje sa i përket dëshirës së tyre për inteligjencës të fuqishme artificiale. 
Javën e kaluar, rregullatori i Kinës për hapësirën kibernetike paraqiti masa për të menaxhuar shërbimet e inteligjencës artificial. Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, po ashtu ka kërkuar nga publiku mendimin për masat e mundshme ndaj sistemeve të inteligjencës artificiale, teksa janë rritur pyetjet lidhur me ndikimin që mund të ketë inteligjenca artificiale në sigurinë kombëtare dhe edukimin në SHBA.

 

/ rtsh /