RTSH 24 Live

Bota

Inteligjenca amerikane: Ukrainasit mund të kenë nisur një sulm me dron në Kremlin

25/05/2023

Inteligjenca amerikane: Ukrainasit mund të kenë nisur një sulm me dron në Kremlin

Burime të inteligjencës amerikane vlerësojnë se një grup ukrainas mund të ketë qenë përgjegjës për një sulm me dron në Kremlin në fillim të këtij muajit maj.

Burimet thanë për CNN se përgjimet përfshijnë disa anëtarë të burokracisë ushtarake dhe të inteligjencës të Ukrainës që spekulojnë se forcat e operacioneve speciale ukrainase kryen operacionin.

Megjithatë, SHBA nuk ka qenë në gjendje të arrijë një përfundim se kush ishte përgjegjës dhe vetëm vlerëson me besim të ulët se një grup ukrainas mund të ketë qenë pas incidentit, thanë zyrtarët.

Zyrtarët amerikanë gjithashtu ende besojnë se nuk ka gjasa që zyrtarë të lartë të qeverisë ukrainase, përfshirë presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, të kenë urdhëruar sulmin ose të kenë ditur për të më parë.

Raportet e fundit të inteligjencës amerikane kanë vlerësuar se zyrtarët rusë kanë spekuluar privatisht, ashtu siç kanë bërë publikisht, se Ukraina qëndronte pas sulmit.

Kremlini ka bërë gjithashtu disa ndryshime të sigurisë së brendshme në përgjigje të sulmit, tha një burim i njohur me inteligjencën, duke refuzuar të hyjë në detaje. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha publikisht pas episodit se mbrojtja ajrore e qytetit do të forcohej.

Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky mohoi që Ukraina qëndronte pas sulmit me dron.

/rtsh.al/