RTSH 24 Live

Politikë

Integrimi, Rama në Asamblenë e OKB: Shqipëria është gati, BE të bëjë pjesën e saj!

25/09/2021

Integrimi, Rama në Asamblenë e OKB: Shqipëria është gati, BE të bëjë pjesën e saj!

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka deklaruar se Shqipëria i ka plotësuar kushtet për integrimin europian se tashmë është koha që BE të bëjë pjesën e saj pasi vendi ynë është gati.  Këtë deklatatë e tha  në fjalën e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, sesioni i 76-të.  "Procesi i Integrimit Europian përfaqëson një spirancë për të ardhmen e Shqipërisë dhe ne mezi presim me padurim konferencën e parë ndërqeveritare në përputhje me vendimin e mëparshëm. E kam thënë në Tiranë, dhe Bruksel e dua ta përsëris këtu. Shqipëria ka kohë që është gati, ajo pret që BE të bëjë pjesën e saj" tha zoti Rama.

Nga Asambleja e Kombeve të Bashkuara, Kryeministri Edi Rama bëri thirrje për njohje të pavarësisë së Kosovës nga shtetet, të cilat nuk e kanë njohur. Zoti Rama tha se Asambleja nuk mund të jetë e plotë pa Kosovën, ndërkohë shton se është realitet prej 13 vitesh që ky shtet është i pavarur. "Kjo Asamble e madhe nuk është dhe nuk do të jetë e plotë pa një nga shtet e rajonit tona, Republikën e Kosovës. Me keni dëgjuar më shumë sesa njëherë të bëj thirrje për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Nuk është opsesion dhe as diçka për ta thënë për kauzën, është ftesë për të njohur realitetet e reja. Në Ballkanin perëndimor naje shtet i ri lindi. Kjo punë duhet të përfundohet dhe dua ta përsëris këtë thirrje. Realiteti na ka treguar se ne, kosovarëve, serbëve dhe gjithë ballkanasve evropianëve dhe kujtdo se një Kosovë e pavarur dhe sovrane është një realitet prej 13 vitesh"tha Kryeministri ndersa thekson se Shqipëria mbështet dialogun mes Kosovës dhe Serbisë."Shqipëria mbështet dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Çdo ditë pa një marrëveshje është një ditë e humbur. E them me bindje absolute, vetëm maturia do ta lejojë Serbinë të heqë barrën e së shkuarës.", tha kryeministri shqiptar Edi Rama.

Kryeministri Rama u ndal te pandemia e koronavirusit, duke i bërë thirrje botës mbarë që të sigurojë urgjent vaksina për vendet më të varfra, pasi sipas kryeministrit shqiptar, të pavaksinuarit mbartin rrezikun e përhapjes së virusit.
Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama është shprehur se mbështet propozimin për një traktat të ri ndërkombëtar për përballimin e pandemive përmes bashkëpunimit.

Ndërkohë zoti Rama preku dhe cështjen e mirëpritjes së popullit afgan. "Tani dua të them dy fjalë për Afganistanin. Është detyra jonë të bëjmë diçka për të mos braktisur popullin afgan, që e gjen veten edhe njëherë në udhëkryq. Ndërkohë që ngjarje dramatike zhvilloheshin para syve tanë, nuk mund të rrinim duarkryq. Bëmë atë që kemi bërë në momente të tjera kritike të historisë sonë, kur shpëtuam mijëra viktima të Holokaustit, apo kur mirëpritëm gjysmë milioni vëllezër e motra kosovarë, që i shpëtonin ferrit të spastrimit serb. Në këtë jetë ka një kohë kur merr, e një kohë kur jep”, tha kryeministri Rama.

Shqipëria u pranua anëtare e OKB në 14 dhjetor 1955 dhe pas 66 vitesh anëtarësie, u votua për herë të parë për të qenë anëtare e përkohshme në Këshillin e Sigurimit për vitet 2022- 2023 duke shënuar një ngjarje historike për vendin tonë.