RTSH 24 Live

Teknologji

Institucionet gjermane po mbyllin llogaritë e tyre në Facebook

30/06/2021

Institucionet gjermane po mbyllin llogaritë e tyre në Facebook

Organizatat qeveritare gjermane do të mbyllin llogaritë e tyre në Facebook deri në fund të vitit pasi komisionari i mbrojtjes së të dhënave përcaktoi se ky rrjet social nuk e ndryshoi praktikën e tij në përputhje me ligjet gjermane dhe evropiane të privatësisë. Në një letër drejtuar institucioneve dhe agjencive qeveritare në fillim të këtij muaji, komisionari Ulrich Kelber tha se Facebook nuk kishte siguruar garanci se do të mbronte të dhënat në përputhje me rregulloret e BE-së.

Kelber shtoi se aplikacionet Klabhaus, TikTok dhe Instagram kanë mangësi të ngjashme, kështu që u rekomandua që institucionet shtetërore të ndalojnë t'i përdorin derisa të përfundojë raporti i plotë mbi këtë çështje. Faqja zyrtare në Facebook e Qeverisë gjermane ka mbi një milion ndjekës dhe komisionari për mbrojtjen e të dhënave tha se është e pamundur të ekzekutohen "faqet e tifozëve" në Facebook dhe që të dhënat personale të ndjekësve të mos transferohen në Shtetet e Bashkuara.