RTSH 24 Live

Ekonomi

INSTAT: 60% e shkëmbimeve tregtare, me vendet e BE-së

18/01/2022

INSTAT: 60% e shkëmbimeve tregtare, me vendet e BE-së

Shkëmbimet tregtare, për vitin 2021, me vendet e BE-së zënë 60 % të gjithë tregtisë.

Sipas raportit të publikuar nga INSTAT mbi tregtinë e jashtme, në periudhën 2021-shin, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 72,2 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 54,4 % të importeve gjithsej.

Partnerët kryesorë tregtarë janë Italia me 29,9 %, Turqia me 7,8 %, Greqia me 7,3 % dhe Gjermania me 6,4 %.

Gjatë vitit 2021 vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë, janë Italia (26,1 %), Kosova (43,6 %) dhe Spanja (42,0 %). Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe, janë: Ukraina (14,7 %) dhe Rusia (49,3 %).

Gjatë këtij viti, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me një vit më parë, janë Italia (27,9 %), Turqia (48,6 %).