RTSH 24 Live

Aktualitet

Inspektimi në dy shkolla në Tiranë, Rama: Do jenë më të mira se të BE-së

13/01/2021

Inspektimi në dy shkolla në Tiranë, Rama: Do jenë më të mira se të BE-së

Kryeministri Edi Rama, ka inspektuar punimet e shkollave  "Hasan Vogli” dhe “Qazim Turdiu” në Tiranë bashkë me ministrin e Rindërtimit Arben Ahmetaj dhe kreun e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Zoti Rama thotë se fëmijët do të kthehen në bankat e shkollave të reja, që i cilëson më të mira se ato të BE.

"Në kantieret e shkollave “Hasan Vogli” dhe “Qazim Turdiu” që po rilindin shumë më të bukura, më të forta e më të mëdha, pas rrënimit nga tërmeti. Fëmijët e mësuesit e prekur nga 26 nëntori i shkuar, po kthehen e do vazhdojnë të kthehen në hapësira fantastike mësimore, njësoj si shkollat më të mira të Bashkimit Europian", tha Rama.

 Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj, deklaroi gjatë inspektimit se në gjatë fushatës së rindërtimit janë ndërtuar më shumë shkolla se për 30 vite në Shqipëri ndërsa shtoi se Bashkisë së Tiranës i ka kaluar një fond prej 1.6 mld lekësh për të ndërtuar shkolla të reja.  

"Bashkisë së Tiranës i kalon një fond prej 1.6 mld lekë për një numër të ri shkollash. Në këto muaj kemi ndërtuar më shumë shkolla se sa janë ndërtuar në 30 vite", tha Ahmetaj.