RTSH 24 Live

Kosova

Incidenti në Leposaviç, Zveçla: Asnjë formë dhune ndaj policisë së Kosovës nuk do të tolerohet

23/01/2023

Incidenti në Leposaviç, Zveçla: Asnjë formë dhune ndaj policisë së Kosovës nuk do të tolerohet

Për incidentin e sotëm në Leposaviç, ku vetura e zyrtarëve të policisë u godit nga disa persona që tentuan t’i shmangeshin postobllokut, ka reaguar edhe ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Zveçla.

Sipas tij, efektivët e policisë kishin qenë të detyruar të hapnin zjarr në drejtim të veturës për të neutralizuar situatën.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, Zveçla shkruan se shprehet i brengosur për incidentin e në Leposaviç, ku dy persona me veturë tentuan t'i shmangen postbllokut policor, duke goditur me dashje veturën e PK-së, si dhe duke vënë në rrezik jetën e policëve.

“Policët e PK-së janë detyruar të qëllojnë në drejtim të automjetit për të neutralizuar situatën. Një hetim është duke u zhvilluar dhe Inspektorati Policor i Kosovës është i përfshirë në mënyrë aktive. Dua të jem i qartë: asnjë formë dhune ndaj policisë sonë nuk do të tolerohet. Mbrojtja e qytetarëve dhe zbatimi i ligjit është prioriteti ynë kryesor”- shkruan Zveçla.

 /rtsh.al/