RTSH 24 Live

Kronika

Incident në Tiranë nga tifozët e Feyenoord-it, holandezët e dehur zihen dhe plagosin një shqiptar

24/05/2022

Incident në Tiranë nga tifozët e Feyenoord-it, holandezët e dehur zihen dhe plagosin një shqiptar
Foto nga vendi i ngjarjes

Shënohet dhe incidenti i parë nga tifozët e ardhur në Tiranë për të parë finalen e Conference League. Tifozët holandez të Feyenoord-it në gjendje të dehur janë zënë me një shtetas shqiptar duke e dëmtuar atë fizikisht.

Disa tifozë holandez në gjendje të dehur janë konfliktuar me shtetasin shqiptar A. G., 45 vjeç, i cili është dërguar në spital.

45-vjeçari ndodhet  nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Për ngjarjen policia shoqëroi 8 shtetas holandezë.

Grupi hetimor po punon sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/rtsh.al/