RTSH 24 Live

Aktualitet

Inceneratori i Elbasanit/ Apeli i GJKKO-së lë në burg ish-deputetin, Alqi Bllako

24/11/2022

Inceneratori i Elbasanit/ Apeli i GJKKO-së lë në burg ish-deputetin, Alqi Bllako

Shkalla e dytë e Gjykatës kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar la në qeli ish-deputetin socialist, Alqi Bllako, duke pranuar kështu kërkesën e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit për aferën e inceneratorit të Elbasanit.

SPAK ka zbuluar disa dhjetëra e-maile dhe një komunikim i Bllakos me biznesmenin, Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto gjatë ushtrimit të detyrës në funksioni e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit dhe më pas si Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare Ujësjellës Kanalizime dhe Infrastrukturës së Mbetjeve (AKUM).

Nga hetimet rezultoi, se është favorizuar shoqëria koncensionare kundrejt propozimit dhe marrjes në mënyrë të tërthortë të përfitimit të parregullt në shumën prej katërmbëdhjetë milion e nëntëqind e gjashtëdhjetë e katër mijë e nëntëqind lekë.

Përfitimi është siguruar në trajtën e pagës së dhënë babait të tij, Edmond Bllako, duke e paraqitur si i punësuar “Drejtor Kantieri” tek shoqëria koncensionare e ndërtimit të Inceneratorit të Tiranës.

/rtsh/