RTSH 24 Live

Politikë

Inceneratorët/ Lorenc Vangjeli: E-mailet për Ahmetajn, e vërteta ndryshe nga sa e akuzojnë

08/02/2023

Inceneratorët/ Lorenc Vangjeli: E-mailet për Ahmetajn, e vërteta ndryshe nga sa e akuzojnë

Opozita nuk ka hezituar të hedhë një sërë akuzash në drejtim të ish-ministrit të Financave, Arben Ahmetaj në lidhje me çështjen e inceneratorëve, por për analistin Lorenc Vangjeli, gjërat duket se janë shumë ndryshe nga sa janë thënë.

Përballë Matilda Mcinit në RTSH 24, Vangjeli deklaroi se në lidhje me email-e publikuar anga PD, sipas të cilëve tregohen pagesat e kryera “nga bosët” në kërkim të inceneratorëve ndaj Ahmetajt, historia është shumë më ndryshe. Ndonëse nuk ndau më shumë detaje, analisti paralajmëroi se në këto email-e do të dalin “surpriza” që mund të përmbysin krejtësisht atë se çafrë është thënë deri tani në lidhje me këtë çështje.

Deri tani nuk ka asnjë procedim penal ndaj ish-ministrit Ahmetaj. Në një mënyrë jo shumë të çuditshme, por të kuptueshme sepse ndodh, mbi të kanë filluar të godasin qoftë kundërshtarët e përhershëm qoftë miqtë e dikurshëm, në një lëvizje në një ekuilibër të ri interesash pasionesh, qoftë edhe brenda PS. Ka një detaj që e lidh Ahmetaj me disa pagesa të marra për udhëtime jashtë shtetit. Më lejoni tju them se burime, që janë te rezervuara për momentin, thonë se gjithë kjo histori nuk është kështu siç është thënë deri tani, por mbase mund të dalë në mënyrë krejt tjetër. Unë e kam me dëshirë që jo vetëm të flas për të shkuarën apo atë që ndodh sot për sot, por te tentoj në bazë të deduksionit logjik apo informacionit, tju rrëfej atë që do të ndodhë në të nesërmen. Shumë shpesh në Tiranë nuk është ashtu siç duket dhe dukja të gënjen. Pikërisht te ato emaile të zbuluara ju do të shihni një surprizë e cila thotë krejt tjetër gjë nga ajo që drejtësia popullore që po tentohet të instalohet në Tiranë, ca nga padija, ca nga nevoja e dëshpëruar që ka shoqëria shqiptare për të vënë drejtësi, shpesh nguti është këshilltari më i keq i udhëtarit”, tha Vangjeli.

Ahmetaj nuk ka bërë deri më tani asnjë reagim në lidhje me akuzat e opozitës, ndërsa heshtjen e tij, Vangjeli e konsideron të pashpjegueshme. Sipas analistit, ish-ministri mund të ketë zgjedhur te mos reagojë për shkak se deri më tani, procesi penal nuk ka asnjë letër të firmosur prej tij dhe se Ahmetaj nuk është subjekt i një hetimi të mirëfilltë.

Për momentin Ahmetaj është target i preferuar dhe bëhet i tillë edhe për shkak të një heshtje që është e pashpjegueshme e tij. Do t’i duhet të investohet për të dëshmuar sadopak të vërtetëtn e tij e cila është e ndryshme nga kjo që po thuhet javët e fundit. Mendoj se ka shkuar në ekstrem me heshtjen e tij, do të duhej të fliste. Ahmetaj duket se ka zgjedhur thjeshtë të qëndrojë në heshtje për shkak se në dijeninë e tij procesi penal nuk ka asnjë letër të firmosur prej tij. Në hetimet e deritanishme ai nuk është subjekt i një hetimi të mirfilltë nominal”, deklaroi Vangjeli.

/rtsh.al/