RTSH 24 Live

Politikë

Ilir Meta: Koha që Tirana të çlirohet dhe të marrë frymë përsëri

11/08/2022

Ilir Meta: Koha që Tirana të çlirohet dhe të marrë frymë përsëri

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaron se ka ardhur koha që Tirana të çlirohet dhe të marrë frymë përsëri. Meta ka publikuar në rrjetin social Facebook një foto nga Tirana e 1980-ës dhe ajo e 2021, teksa vihen re ndryshimet që ka pësuar ndër vite në ndërtime.

“Koha për t'u zgjuar që Tirana të çlirohet dhe të marrë frymë përsëri”, shkruan Meta. Ky i fundit mblodhi më 10 gusht strukturat e Tiranës ku akuzoi kryeministrin Rama se ka qenë nismëtar i betonizimit të kryeqytetit.

/rtsh.al/