RTSH 24 Live

Letërsi

Ilir Hoxha sjell botimin “Qyteti i 5 Shtatorit”

22/12/2020

Ilir Hoxha sjell botimin “Qyteti i 5 Shtatorit”
Libri

Gazetari Ilir Hoxha nxorri në treg librin enciklopedik “Qyteti i 5 Shtatorit”, botim ky i cili flet për jetën sportive të qytetit të Çorovodës në rrethin e Skraparit. Në këtë botim trajtohet edhe kontributi i arsimtarëve korçarë në ngritjen e ekipit të futbollit të “5 Shtatorit”.  Për Hoxhën botimi i këtij libri ka kërkuar një punë voluminoze duke hulumtuar nëpër arshiva dhe gjithçka është paraqitur në bazë të datave dhe ngjarjeve. Hoxha thekson gjithashtu se ky libër erdhi si iniciativë e presionit të historisë të këtij qyteti në arenën sportive që nuk duhej lënë në haresë

Ky është i disati botim i autorit dhe gazetarit Ilir Hoxha që shumë shpejt do të vijë për lexuesit me një tjetër botim kushtuar futbollistit Paulin Ndoja.