RTSH 24 Live

Politikë

Ilda Zhulali dhe Romina Kuko përplasen për fjalimin e Edi Ramës në Bruksel

29/06/2022

Ilda Zhulali dhe Romina Kuko përplasen për fjalimin e Edi Ramës në Bruksel

Këshilltarja e presidentit për çështjet e Integrimit Ilda Zhulali dhe sekretarja për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në PS Romina Kuko kanë debatuar ashpër mbrëmë për fjalimin e kryeministrit Edi Rama në samitin e 23 qershorit në Bruksel.

Të ftuar në emisionin “Dekalog” të gazetarit Roland Qafoku në RTSH24 Zhulali dhe Kuko kanë patur pikëvështrime të ndryshme për atë fjalim.

Ndërsa Zhulali i ka quajtur skandal fjalët e Ramës që sipas saj kritikonte BE dhe ndihmonte Serbinë, për Kukon ishte një fjalim me të vërteta dhe që bëri që të ndikonte në vendimet e mëpasshme të Bullgarisë.

Këshilltarja e Presidentit, zonja Zhulali tha: “Është e papranueshme në të gjitha drejtimet ato që tha Rama në fjalim. Kritikoi BE që është e vetmja alterantivë për Shqipërinë. Kryeministri duke i paraprirë këtij takimi u përfshi në një proces lobimi për “Open Balkan” dhe përjashtoi Kosovën. Por jo vetëm kaq. Rama u tall me Ukrainën”.

Por ka reaguar menjëherë Romina Kuko e cila e quajti të papranueshme atë që tha Ilda Zhulali.

Mes të tjerave Romina Kuko tha: “Ky fjalim kishte vetëm të vërteta. Ai ka krjuar trazira në mikrobotën shqiptare. Duhet të kuptojmë që ishte ky fjalim që ndikoi në vendimin e Bullgarisë për të hequr veton ndaj Maqedonisë së Veriut”.

Zhulali dhe Kuko nuk ranë dakord me asnjë nga pikat që kryeministri Edi Rama proklamoi gjatë fajlës së tij në këtë samit. Në fakt ky fjalim është nga më të diskutuarit dhe më të debatuarit në BE në vitet e fundit duke u bërë temë e debateve edhe në median e vendeve të BE-së.

/rtsh/