RTSH 24 Live

Lifestyle

Ilaçi eksperimental i Alzheimerit ngadalëson simptomat, dritë jeshile kundër sëmundjes

03/05/2023

Ilaçi eksperimental i Alzheimerit ngadalëson simptomat, dritë jeshile kundër sëmundjes

Një mjekim eksperimental i Alzheimerit ngadalësoi rënien e aftësisë së pacientëve për të menduar qartë dhe për të kryer detyrat e përditshme me më shumë se një të tretën në një provë të madhe klinike.

Bazuar në rezultatet, te njerëzit me sëmundje të hershme simptomatike Alzheimer, kompania e ilaçeve Lilly tha se planifikon të paraqesë për miratim nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave e SHBA (FDA) deri në fund të qershorit.

Ilaçi, funksionon duke hequr grumbullimet e pllakave në tru të njohur si amiloid që janë një shenjë dalluese e sëmundjes Alzheimer. Megjithatë, ka pasur disa efekte anësore të raportuara. Testi u krye në më shumë se 1700 pacientë për 18 muaj.

Ilaçi jepet me infuzion një herë në muaj. Donanemab pastron amiloidin në mënyrë kaq efektive, thotë kompania, sa shumica e pacientëve në provë rreth 52% ishin në gjendje të ndalonin marrjen e ilaçit për një vit dhe 72% ishin në gjendje ta bënin këtë për një vit e gjysmë. Studiuesit do të vazhdojnë të monitorojnë përparimin e këtyre pacientëve.

Kompania Lilly paraqiti për miratim të përshpejtuar në FDA bazuar në rezultatet e mëparshme, por u refuzua në janar pasi agjencia kërkoi më shumë të dhëna. Me këto rezultate, kompania do të bëjë kërkesë për miratim të plotë, gjë që pritet të çojë në një rishikim më të gjerë dhe të sigurt për ilaçin citon CNN.

/rtsh.al/